Para paraqitjes së tij fantastike të së martës, u raportua se Real Madridi ka “pendesë” që nuk arriti të siguronte shërbimet e talentit brazilian.
Një numër klubesh europiane ishin të lidhura me një lëvizje për 18-vjeçarin, përfshirë Arsenalin, Barcelonën dhe Real Madridin, të cilat e kishin analizuar lojtarin që gjatë kohës së tij te Palmeiras.
Estevao
Andre Cury, agjenti i Estevaos, ka zbuluar më herët se gatishmëria e Chelseat për t’i dhënë lojtarit mundësinë të luajë në një rol më qendror si mesfushor ofensiv ishte një faktor vendimtar pas transferimit.
“Ishte i vetmi klub që na pa si numër 10, për të luajtur në mesfushë. Mund të jem gabim, por do të kemi mundësinë. Mendoj se do të kemi të drejtë, kështu që kjo ishte diçka që peshoi gjithashtu rëndë”, tha Cury për O Globo.
Cury beson se pozicioni më i mirë i Estevaos është në qendër.
“Sipas mendimit tim, në ekipin tim ai luan si numër dhjetë. Atyre u pëlqen ta vendosin në krah. Mendoj se është shumë e gabaur për një lojtar me atë cilësi; si të gjithë lojtarët e atij niveli në botë, ai zakonisht është numri 10, pra numri 10 luan brenda”, përfundoi ai.