Agim Bahtiri, Bylbyl Sokoli, Fatos Geci- Kush janë ish-deputetët e VV’së në “rrezik” me votat e numëruara deri më tani?

- Advertisement -

Ish-kryetari i Mitrovicës, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri aktualisht është në fund të listës së kandidatëve të kësaj partie që duket se do të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas 36,59% të votave të numëruara, Bahtiri ka marrë 4,707 vota, duke u renditur i 48-ti në VV.

Edhe Artan Abrashi,deputet i LVV-së në disa legjislatura, mund të mos e ketë të lehtë ta sigurojë ulësen e tij në Kuvend edhe një herë tjetër. Aktualisht ai është i 50-ti me 4,663 vota.

Fatos Geci, deputeti i legjislaturës së kaluar që u bë i njohur më shumë pasi u uroi burgim të përjetshëm ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të jetë jashtë Kuvendit. Ai aktualisht ka marrë 2,924 vota dhe renditet i 85-ti në listën e më të votuarve të LVV-së.

Edhe Enver Dugolli, ish-deputet i LVV-së, rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit. Ai aktualisht ka 3,029 vota dhe është i 83-ti në listën e më të votuarve.

Bylbyl Sokoli, trajneri i futbollit i cili dy herët e fundit kishte arritur të siguronte një ulëse në Kuvend, këtë herë duket se nuk do të mund t’ia dalë, sipas trendit aktual. Aktualisht ai ka 3,853 vota dhe renditet i 64-i.

Edhe Egzon Azemi, i cili ishte pjesë e legjislaturës së fundit të Kuvendit, këtë herë me gjasë do të mbetet jashtë, pasi aktualisht ka vetëm 3,522 vota (në vendin e 72-të).

 

Të ngjashme

Të fundit