Agim Aliu shkruan pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së

- Advertisement -

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar Bedri Hamzën për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një statusi Aliu ka vlerësuar bashkëpunimin me Hamzën në periudha suksesi dhe sfidash, duke theksuar se së bashku kanë përballuar procese me peshë historike dhe kanë kontribuar në realizimin e projekteve e veprave publike në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit Kryetar Bedri Hamza, për punën, angazhimet, kontributin dhe drejtimin e familjes sonë politike”, ka shkruar Aliu.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Bashkë vazhdojmë për Kosovën, për qytetarët!”.

Të ngjashme

Të fundit