-5.7 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

Afro 8 mijë lindje gjatë vitit në QKUK, kaq meshkuj dhe kaq femra

- Advertisement -
Gjatë vitit 2024 në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 7 mijë 848 lindje.  Edhe gjatë këtij viti me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt.  Prej 7 mijë e 846 lindjeve të kryera, 3 mijë 991 janë meshkuj dhe 3 mijë e 857 femra.

Gjatë vitit 2024 në Gjinekologji janë kryer 209 raste të lindjeve me dy  fëmijë apo binjakë. 13 raste janë lindje me tre fëmijë-trenjak . Ndërsa ka ndodhur vetëm një lindje me katër fëmijë apo katërnjak.  Prej tyre 3 mijë e 030 lindje janë me prerje cezariane.

Drejtori i Gjinekologjisë Zef Ndrejaj në një intervistë për “Indeksonline”,  ka thënë se numri i lindjeve është i përafërt me vitin paraprak.  Ndrejaj thotë se ka rritje të numrit të lindjeve me prerje cezariane, pasi që mungon protokolli dhe se pacientet insistojnë për një lindje të tillë.

“Numri i lindjeve në vitin 2024 është përafërisht i njëjtë me vitin 2023, diku sillet rreth 7800 lindje deri tash. Prej tyre me prerje cezariane janë kryer rreth 3030 lindje. Është rritje e lehtë por jo ashtu shumë. Te lindjet me prerje cezariane,  janë shumë arye. Ne ende s’kemi protokolle,  janë në përpunim derisa të vijnë protokollet e reja, ne do të punojmë me indikacionet që i vlerëson secili mjek, për kryerjen e lindjeve me prerje cezariane. Tjetër faktor që ndikon në lindjet me prerje cezariane është dhe insistimi i pacientëve që ndonjë mjek përkundër që nuk e ka dëshirë të kryhet me prerje cezariane, por bjen pre e presioneve që toleron ndoshta të rritet numri me prerje cezariane. Mendoj që me ardhjen e protokolleve, ato dukuri do të ulen”, thotë Ndrejaj.

Klinika e Gjinekologjisë ka marrë pamje tjetër, pas investimeve të bëra. Ndrejaj thotë se pas investimeve kushtet  në klinikën që ai udhëheq janë përmirësuar dukshëm, e po ashtu dhe trajtimi i pacientëve.

“Viti 2024 ka qenë shumë i suksesshëm për Klinikën e Gjinekologjisë. Për arsye se në janar kemi filluar me renovimin e disa reparteve. Katër reparte janë renovuar në tërësi,  ai i lehonave pas lindjeve me prerje cezariane dhe normale. Pastaj hyrja e klinikës, zyra e pranimit dhe ambulantat. Është bërë investim shumë i mirë. Kushtet janë përmirësuar shumë dhe trajtimi i pacienteve është përmirësuar pas këtyre renovimeve”, thotë Ndrejaj..

E sa i përket listes esenciale Ndrejaj pohon se  kjo listë është përmirësuar dukshëm dhe buxheti për barna për listen esenciale është dyfishuar. Sipas tij furnzimi me barna të listes esenciale, është shumë më i mirë, në krahasim me vitet e kaluara.

Ndërsa pohon se në këtë klinikë asnjë mjek apo infermierë nuk e ka lëshuar punën gjatë këtij viti dhe se ka numër të mjaftueshëm të personelit mjeksor.

“Edhe për staf kemi përmirësime. Kemi pasur probleme me stafin e mesëm vitin e kaluar, sepse kemi pasur mungesë të stafit të mesëm. Kemi bërë kërkesën për punësim të stafit të mesëm në fillim të shkurtit, është hapur konkursi në qershor janë pranuar 20 infermiere ose mami të rinj në gjinekologji gjë që e ka përmirësuar dukshëm gjendjen e infermierëve. Ndërsa s’kemi asnjë mjek apo infermierë, që e ka lëshuar punën gjatë vitit 2024. Personeli mjekësor është me numër të mjaftueshëm, s’ka pengesë për shkak të stafit”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit