16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Afrim Muçiqi: E kam një pyetje për Zhegrovën e Muriqin…

- Advertisement -

Ish futbollisti Afirm Muçiqi dhe vite me radhë ishte nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina, e ka mirëpritur vendimin e selektorit të kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Muçiqi tha se është vendim i vonuar por i qëlluar për përjashtimin e futbollistëve Edon Zhegrova, Florent Muslija e portierit Arijanet Muriç.

Ylli i estradës së Kosovës, ka edhe një pyetje interesante për futbollistët.

“E kam një pyetje: Kur luajnë ata në klubet e tyre, a shkojnë në diskotekë para ndeshjes apo në ndonjë klub nate?

Përkundrazi, ‘shqyhen’, e lënë djersën e fundit për skuadrat e tyre, i pikë uji prej djerse, ndërsa tek ne as që i djersitet fanella”, ka nënvizuar Muçiqi, ish futbollist i gjeneratën e sakrificës.

Muçiqi ka bërë me dije se Kosova ka futbollistë për të dhënë, siç po japin për kombëtare tjera duke dhënë edhe shembull.

“Vendim shumë i vonuar dhe më në fund i qëlluar.  Kemi plot futbollistë mi dhënë kombëtares siç po i japim.

Është rasti me Shqipërinë, ku lojtari ynë Ardian Ismajli shënoi dhe bëri rikthimin në rezultat duke i dhënë shans Shqipërisë për Kampionatin Botëror”, ka përfunduar Muçiqi.

FFK ka njoftuar se për këtë arsye selektori ka përjashtuar tre futbollistët:

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit