11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Afera ‘Slobodna Bosna’- mediumi boshnjak s’i përmend më milionat e Vuçiqit për mediat kosovare, aleat i saj “gazetari” që shpifi kundër Escobar

- Advertisement -

 

Portali boshnjak, “Slobodna Bosna” ka publikuar një tjetër shkrim, duke u vetëkënaqur që në krye të tij me faktin që artikulli i parë u transmetua nga televizioni publik i Kosovës dhe që kjo shkaktoi reagime. Ndërkohë, mediumi boshnjak çan kokën për “fushatën” që u bë ndaj RTK-së e cila publikoi “hulumtimin” ndërsa sulmon edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Pasi shkroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i vë nën kontroll dy mediume kosovare, Periskopin dhe Nacionalen, në artikullin pasues ky pretendim është zëvendësuar.

“Slobodna Bosna” shkruan tash se ka mesuar se “mediat kosovare janë nën observimin e njerëzve të Vuçiqit”, duke përmendur Milan Radoiçiqin si “terroristi nga Banjska”.

Këta rreshta, portali boshnjak pranon se i shkruan “sipas burimeve tona nga Kosova”, ndonëse thirret në “sekrete të BIA-s”.

“Kur bëhet fjalë për mediat kosovare, të cilat, sipas burimeve tona nga Kosova, janë edhe nën observimin e njerëzve të Vuçiqit, të pavërteta janë edhe pretendimet se ata janë në shënjestër dhe se në fakt kërcënohen në këtë rast”.

Në artikullin e parë, “Slobodan Bosna” shkruante: “Në rend të parë është portali ‘Periskopi’, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Millan Radoiçiq, dhe kohët e fundit është bërë një transaksion miliona dollarësh te [portali] ‘Nacionale’, i cili është vënë në dispozicion të pushtetit të Vuçiqit me tekste kritike për Qeverinë e Albin Kurtit, duke shkaktuar zemërim te shqiptarët e Kosovës”.

Se “burimet nga Kosova” e kanë thënë të vërtetën, portali boshnjak thotë se “e dëshmon edhe shkrimi i revistës britanike Frontliner” – si “britanike” i referohet web-faqes në pronësi të Vudi Xhymshitit, një fotografi kosovar që paraqitet si gazetar, për pretendimet e rreme të të cilit në maj iu desh edhe Departamentit amerikan të Shtetit që të reagonte.

I dërguari i deriatëhershëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte reaguar edhe vetë ndaj shpifjeve që Xhymshiti i kishte bërë ndaj tij, duke theksuar dezinformatat e prodhuara nga “një i ashtuquajtur gazetar”, siç i është referuar atij.

“Ky raportim doli pak kohë pasi unë komunikova me qeverinë e Kosovës”, kishte thënë Escobar.

Për web-faqen e këtij personi, “Slobodna Bosna” shkruan se “shkruante për lidhjet e dyshimta mediatike dhe politike të disa manjatëve mediatikë të Kosovës”.

Boban Bogdanoviq nga Beogradi, një prononcim i të cilit u përfshi në tekstin e parë të portalit boshnjak, ka thënë disa fjalë edhe në tekstin e dytë të publikuar sot.

Ai tha se është habitur nga reagimet në Kosovë dhe se është pyetur nëse është ai burimi i këtij portali.

Bogdanoviq mundohet ta heq çdo përgjegjësi nga vetja, duke thënë se u fajësua “pa asnjë bazë”. Ai tha se Vuçiqi po bën gjithçka që “të gjejë partnerë në Kosovë” për ta diskredituar dhe se “kjo është konfirmuar dje dhe sot”.

Bogdanoviq, mbeti i habitur me reagimet e gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Pra që artikulli nuk gjeti miratim.

“Por duhet të pranoj se u befasova pakëndëshëm nga reagimet e politikanëve, analistëve dhe mediave të caktuara, të cilat burimet tuaja nga Kosova i kanë etiketuar si media nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit dhe terroristit Milan Radoiçiq” ka thënë ai.

Pasi RTK-ja shpërndau në edicionin qendror të lajmeve të hënën dhe në web-faqen e vet këtë lajm, të njëjtin e shpërndanë me shpejtësi deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje si Salih Zyba e Dimal Basha.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi duke thënë se “fushata si kjo rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediave, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit