22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, portë lidhëse midis Kosovës dhe botës

- Advertisement -

Një udhëtim përtej kufijve, një mundësi e re, një hap drejt të ardhmes – këto janë disa nga elementët që përshkruajnë rrugëtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili po transformohet nga një pikë kalimi e thjeshtë në një portë lidhëse midis Kosovës dhe botës, shkruan GazetaScanner.

Pas një periudhe të rritjes së pandalshme dhe një angazhimi të qëndrueshëm për përmirësimin e shërbimeve, aeroporti ka arritur një arritje historike: duke kaluar shifrën e mbi 4 milionë udhëtarë, raporton Scanner.

Sipas zyrtarëve të ANP “ Adem Jashari “ deri në fund të vitit pretendohet të arrihet rekordi mbi 5 milionë!

Në muajin maj 2024 , numri i udhëtarëve ishte 336,689 ndërsa në maj 2025 u rrit në 381,178 , që përfaqëson një rritje prej 13.20%.

Numri i fluturimeve në maj 2024 ishte 1,945 dhe u rrit në 2,347 në maj 2025 , që përfaqëson një rritje prej 20.70%., sipas të dhënave të fundit”.

Ky nuk është thjesht një numër – është një dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme për t’i hapur Kosovës mundësi të reja dhe për t’i dhënë vendit një pasqyrë më të qartë në skenën ndërkombëtare.

Suksesi i Aeroportit nuk është një rastësi, por rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të ofruar shërbime që përmbushin nevojat e një populli gjithnjë e më global.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës, thotë për Scanner se ky sukses është pasqyrë e punës së palodhur dhe përkushtimit për të përmirësuar çdo aspekt të shërbimit.

“Rritja e numrit të udhëtarëve është një dëshmi e angazhimit tonë të pandërprerë për të përmirësuar shërbimet dhe për t’i ofruar udhëtarëve një përvojë sa më të mirë. Kur arritëm të shënonim 4 milionë udhëtarë, kjo ishte një arritje që na mbush me krenari dhe, gjithashtu, na shtyn të investojmë edhe më shumë për t’u ofruar udhëtarëve një shërbim të shkëlqyer”, thotë Gara.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës

Suksesi i Aeroportit të Prishtinës është edhe nga një perspektivë tjetër. Është përvoja e qytetarëve ajo që e përforcon ndjesinë e mikpritjes dhe profesionalizmit që ofrohet në këtë portë ajrore të Kosovës.

Donart Ahmeti, një bashkatdhetar nga Shtutgarti i Gjermanisë, i cili viziton rregullisht Kosovën, vlerëson lart jo vetëm infrastrukturën, por edhe atmosferën e ngrohtë që e përshëndet që nga momenti i mbërritjes.

“Sa herë që zbres në Aeroportin e Prishtinës, ndihem si në shtëpi. Stafi është i buzëqeshur, ndihmues dhe shumë i afërt. Kushtet janë moderne dhe shërbimet funksionojnë mirë, por ajo që bën vërtet dallimin është ndjenja që të japin – një mirëseardhje e sinqertë dhe një respekt që nuk e gjen kudo”, shprehet Donarti për Scanner.

Edhe Xhafer Hyseni, një udhëtar i rregullt nga Cyrihu i Zvicrës, e ndan të njëjtën përvojë. Ai tregon se për të, Aeroporti i Prishtinës është jo vetëm një stacion udhëtimi, por një vend ku ndjen përkujdesje dhe dashuri.

“Kur vij në Kosovë, më presin fytyra të dashura dhe shërbim i ngrohtë. Është ndryshe nga çdo aeroport tjetër që kam përjetuar nëpër Evropë. Këtu ndihesh i respektuar. Punonjësit të përshëndesin me zemër, të ndihmojnë pa hezitim, dhe kjo mikpritje të bën me të vërtetë krenar që je pjesë e këtij vendi”, thekson ai.

Me rritjen e numrit të udhëtarëve dhe përmirësimin e shërbimeve, ky Aeroport po forcon gjithnjë e më shumë lidhjet ndërkombëtare të Kosovës, duke e vendosur atë në hartën e botës si një vend me mundësi të pashtershme për udhëtim, punë dhe zhvillim./GazetaScanner/

 

Të ngjashme

Të fundit