13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Aeroporti me njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë me kompaninë “Lufthansa”

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar o Prishtinës “Adem Jashari”, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët lidhur me valixhet e tyre, në veçanti për ata që kanë fluturuar me kompaninë Lufthansa.

Sipas njoftimit, ka pasur vonim të valixheve nëpër shumë vende të BE-së për shkak se punonjësit e kësaj kompanie ndodhen në grevë.

“Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, thuhet në njoftim, transmeton Scanner.

Njoftim i plotë:

Informate zyrtare!!!!!

Të dashur Udhëtarë,

Së fundmi shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje. Siç kemi përjetuar disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin dhe/ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane.

Dëshirojmë t’ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00 .

Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.

Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.

Prandaj, lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit