27.6 C
New York
Wednesday, June 19, 2024

Buy now

Adrola e Capital T kapen mat, dyshja në udhëtim drejt Romës

- Advertisement -

Dilema më e madhe e viteve të fundit ka qenë ajo e raportit mes Adrola Dushit dhe Capital T.

Ndonëse asnjëri nuk kanë thënë një fjalë të vetme publikisht përpos respektit për njëri-tjetrin, fansat kanë qenë të bindur se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Kohë pas kohe, edhe fotot paparazzi nëpër aeroporte i vinin vulën afërsisë mes tyre.

E duket se pikërisht fluturimet janë ‘pika e dobët’ për t’i kapur mat.

Njëjëtë ka ndodhur këtë fundjavë.

Prive ka siguruar foto të tyre në një udhëtim drejt Romës.

Dëshmitarët okularë kanë ndarë edhe detaje përgjatë kohës së fluturimit bashkë.

‘Gjuha e trupit ishte shumë e afërt. Ata nuk ndaheshin nga njëri-tjetri.’ ka deklaruar për Prive.al një nga personat prezent në fluturim.

Kujtojmë se në muzikë, reperi së fundmi publikoi ‘himnin’ e rrugëtimit të kombëtares në Euro 2024, këngë kjo që u prit mjaft mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit