Përpjekja më e re e tenistit serb, Novak Djokovic, për një Grand Slam të 25-të rekord përfundoi me humbje përballë brazilianit Joao Fonseca në rundin e tretë të “French Open” të premten.
Serbi 39-vjeçar – kampion i trefishtë në Roland Garros – humbi në lojën me brazilianin 19-vjeçar me rezultatet 4-6, 4-6, 6-3, 7-5, 7-5. Temperaturat në vendin ku u zhvillua loja shkuan në 33 gradë Celsius, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.






