26.1 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Adixhiku: Shqiptarët bashkë do të ishin në balotazh, por Kurti bëri atë që di më së miri, i ndau e përçau

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh dhe do të merrnin rezultat historik.

Por, tha Abdixhiku, shqiptarët u ndanë dhe në këtë ndarje, kryeministri, siç e quajti ai, popullist i Kosovës, Albin Kurti dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akterë aktivë.

“Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dinë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal”.

“Fituesit i uroj që pavarësisht sulmeve institucionale nga Kosova, ruajtën maturinë. Ruajtën Kosovën. Humbësit, le të shikojnë nga përfaqësuesit e vet që u shndërruan në instrumente populliste të një partie polarizuese që përveç terr e përplasje – nuk di tjetër”, shkroi Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku tha se Kosova duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare.

“Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim”, tha ai.

Kandidati shqiptar nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, është kandidati më i votuar shqiptar me mbi 106 mijë vota, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni VLEN deri më tani ka mbi 75 mijë vota.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit