Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim trajnerin e njohur gjerman Felix Magath, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.
Gjatë takimit, Ademi e ka njoftuar Magathin për progresin e futbollit kosovar ndër vite, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e talenteve të rinj dhe synimet e FFK-së për ngritjen e mëtejshme të nivelit të futbollit.
Në kuadër të vizitës, ata kanë vizituar edhe Kampin Nacional të FFK-së, ku Magath është njohur nga afër me kushtet dhe infrastrukturën e krijuar për ekipet kombëtare dhe gjeneratat e reja.
Ademi e ka vlerësuar vizitën si një mundësi të veçantë për shkëmbim përvojash me një personalitet që ka lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin evropian, si futbollist dhe trajner.
“Vizitat e personaliteteve të këtij niveli janë gjithmonë të mirëseardhura dhe e nderojnë FFK-në dhe futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ademi.
Felix Magath është një nga emrat e njohur të futbollit gjerman, me karrierë të gjatë si futbollist dhe trajner në klubet e njohura evropiane.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të pres në takim një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror, trajnerin e njohur gjerman Felix Magath.
Gjatë takimit e njoftova z. Magath me zhvillimin e futbollit në Kosovë, progresin që kemi arritur ndër vite, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e talenteve të rinj dhe synimet tona për ngritjen e vazhdueshme të nivelit të futbollit kosovar.
Së bashku vizituam edhe Kampin Nacional të FFK-së, ku ai pati mundësinë të njihet nga afër me kushtet dhe infrastrukturën që kemi krijuar për zhvillimin e ekipeve kombëtare dhe gjeneratave të reja.
Ishte kënaqësi e veçantë të shkëmbenim pikëpamjet për futbollin dhe të dëgjoja përvojën e një personaliteti që ka lënë gjurmë të fuqishme në futbollin evropian, si futbollist dhe si trajner.
Vizitat e personaliteteve të këtij niveli janë gjithmonë të mirëseardhura dhe e nderojnë FFK-në dhe futbollin e Kosovës.
Faleminderit Felix për vizitën dhe bisedën e këndshme! ⚽🇽🇰🇩🇪
#MeFutbollinPërKosovën






