Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një fotografi të re pranë bashkëshortit.
Ajo ka publikuar imazhin në InstaStory, ku shfaqet krah partnerit, duke ndarë me fansat një moment të veçantë nga përditshmëria e tyre.
Edhe pse nuk ka shtuar ndonjë përshkrim në fotografi, paraqitja e çiftit nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e këngëtares, të cilët vazhdojnë të ndjekin me interes postimet e saj në rrjetet sociale.







