28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Adelina Ismaili i reagon ashpër Shefqet Krasniqit: Mos m’prek në Shkurten, mos gabo zotëri!

- Advertisement -

Këngëtarja Adelina Ismaili i ka dalë në mbrojtje këngëtares Shkurte Fejza, për të cilën së fundmi hoxhë Shefqet Krasniqi ka pasur kritika.

Mos m’prek në Shkurten, si me m’prek në flamur! Mos gabo zotëri!”, shkroi këngëtarja Adelina Ismaili në InstaStory.

Hoxha Shefqet Krasniqi në një intervistë televizive së fundi foli për sakrificat e popullit të Kosovës, duke u ndalur të flasë specifikisht te muzika e Shkurte Fejzës, që shërbeu si frymëzim gjatë periudhave të vështira.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdekë si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha Krasniqi në Tëvë 1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit