21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abelard Tahiri takon ish-presidentin Thaçi në Hagë

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës me një njoftim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka qenë në Hagë ku dhe ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tahiri tha se ish presidenti mbetet “inspirim” për ta, i cili vazhdon të përballet me drejtësinë atje.

Ai tha se Thaçi i ka dërguar të fala popullit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.

I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!

Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit