Abdxihiku pas takimit me Kurtin: U dakorduam që mos të takohemi më

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit, ka thënë se janë dakorduar që mos të takohen më.

Abdixhiku ka thënë se bisedimet janë mbyllur tashmë dhe se nuk do të kenë takime me Kurtin, për këtë çështje..

“Siç e dini në 53 ditë të afatit kushtetues, kam treguar gatishmëri në emër të LDK-së, për të gjetur zgjidhje, për çështjen e presidentit dhe stabilitetit institucional. Me keqardhje e them se këtë zgjidhje s’kemi mundur ta gjejmë. Nga ky moment e tutje, i konsiderojmë bisedimet e mbyllura, pa zgjidhje për çështjen e presidentit”, tha Abdixhiku..

Të ngjashme

Të fundit