14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Abdullahu: Raportet me partnerët ndërkombëtar janë brengosëse

- Advertisement -

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, tha se raportet me partnerët ndërkombëtar janë brengosëse dhe se kjo situatë nuk është vetëm në kohët e fundit, sidomos në çështjen e veriut dhe dialogut.

Abdullahu tha se qeveria nuk ka koordinim për strategji dhe fitore afatgjate, duke theksuar se janë fitore momentale.

Ai u shpreh se si opozitë dhe si PDK janë të pakënaqur me çfarë po bën kjo qeveri.

“Të gjitha veprimet në veri duke përfshirë edhe hapjen e urës nuk po i kundërshton askush. Mos koordinimi është grykësi politike e kryeqeveritarit që do ti kryej veprimet menjëherë për te pasur më shumë vota. Nuk e ka hallin e Kosovës po se si do të dali në zgjedhje, dhe kjo është brengosëse”, tha mes tjerash Abdullahu për RTK.

Mes tjerash Abdullahu tha se oferta e PDK-së është e kundërta e asaj se çfarë po ndodh sot.

“Kjo mendësi politike duhet të zevëndësohet me diçka normale dhe zhvillimore”, deklaroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit