15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Abdullahu: Paranoja e Kurtit/ ShBA-ja po e përgatit një ‘kurth politik’ për Qeverinë e tij!!!

- Advertisement -

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Albin Kurti po jeton me paranojë, dhe, sipas tij, ai mendon se ShBA-ja po e përgatit një ‘kurth politik’ për Qeverinë e tij!!!, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Kurti dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’.

Albin Kurti me paranojën e tij, qasjen miqësore dhe shumë të dobishme të SHBA-së ndaj Kosovës që u pa edhe në rastin e fundit në veri, mund ta kuptoj si përgatitje të një ‘kurthi politik’ për të nga amerikanët.

Postimi i plotë:

Ai dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’. Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së dhe Kurtit tash e shumë vite për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë.

Sigurisht SHBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës, por Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët. Shqiptarët thonë për tutcanin nuk ka hajmali. A ka ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmoj qeveritarët e sotëm?

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5743540079010797&id=100000645843519

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit