Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka vlerësuar se VV-ja e ka dërguar vendin në zgjedhje.
Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë e kanë bërë për interesa të ngushat politike.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kriza në të cilën ndodhet Kosova duhet të ndalet.
“Në hapësirën ndërmjet bindjes së plotë hamshore sektariane se NE e kemi mirë në çdo aspekt dhe ATA janë tradhtarë që e kanë shkatërruar shtetin, është ndërtuar mendësia banditeske e qeverisjes KURTIANE. Banditët urban sot në qeverisje klandestine në raport me shtetin, pushtetin dhe paranë publike, nuk japin pesë pare kush çka thotë, e më së paku prokuroria. ATA e kanë çkreh me i fitu këto zgjedhje me çdo kusht dhe pa kurrfarë kushtesh. Banditët urban na kanë qu në zgjedhje të vetëdijshëm e të bindur deri në relaks prej kapadaive ‘zgradali’, se mund t’i përdorin parat e qeverisë për ti blerë votat dhe këtë po e bëjnë jo vetëm pa ngurrim, por me bindjen e ‘thiut n’akull’.”, ka shkrua ai, duke vazhduar kritiken për VV-në.
“Sa më të varfër po bëhen qytetarët e Kosovës aq më shumë do të mvaren nga shteti dhe aq më lehtë Qeverisja KURTIANE do t’i korruptoj e shantazhoj ata si individ në zgripc të ekzistencës. Majtistët kurtian po e mvarësojnë qytetarin nga shteti gjithnjë e më shumë. Për qytetarët e varfër deri në molisje, me halucinacion në optikë, 100 eurot ju përfytyrohen me një e dy zero më shumë. Si të tillë të varur nga shteti dhe të lodhur nga varfëria, po i votojnë ‘këta shpëtimtarë’ deri sa po vendosin të ikin nga ky shtet. Ikja është super-krizë. Kriza duhet të ndalet”, ka shkruar ai.






