Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë një tubimi elektoral me Degën I në Prishtinë në lagjen Kodra e Trimave, është shprehur i entuziazmuar me pjesëmarrëjen e qytetarëve, siç ka thënë ai jo vetëm në këtë tubim, por në të gjitha tubimet e LDK-së, raporton EO
“LDK-ja dhe Prishtina tashmë janë bërë një dhe ju po e vulosni ndryshimin kaq shumë të kërkuar dhe të duhur për Kosovën. Ky është uragani i fitores së madhe të LDK-së”, tha ai.
Abdixhiku theksoi se kur gjërat në Kosovë shkojnë keq dhe kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet dhe kërkojnë punë dhe shtet, sipas tij adresa e sigurt është LDK-ja.
Ai ka akuzuar qeverinë aktuale për dhënien e tenderëve një burimor, si dhe nepotizëm.
“Ne do fitojmë me dinjitet dhe sjellje njerëzore”, tha ai.
Abdixhiku ka numëruar të arriturat në komunën e Prishtinës nën udhëheqjen e LDK-së dhe kryetarin Përparim Rama dhe ka premtuar investime tjera.


