15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Abdixhiku: Siç e thotë edhe raporti i DASh-it, niveli i korrupsionit është serioz dhe i lidhur ngushtë me nivelin qeveritar

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ashtu siç e vërteton edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, niveli i korrupsionit në Kosovë është serioz dhe sipas tij, është i lidhur ngushtë me nivelin qeveritar.

Abdixhiku përmendi rastin e kontratave njëburimore, kontratave sekrete dhe rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili sipas Abdixhikut, ka negociuar blerjen e energjisë elektrike në Kosovë në një rreth mafioz energjetik rajonal.

“Është e vërtetë që në Kosovë ka pasur korrupsion, por siç na vërtetohet edhe në raportin e DASh-it, niveli i korrupsionit në Kosovë është serioz dhe është i lidhur ngushtë me nivelin qeveritar”.

“Po iu flas për kontrata njëburimore, për kontrata sekrete, po iu flas për një ambasador politik të Kosovës që ka negociuar blerjen e energjisë elektrike në Kosovë në një rreth mafioz energjetik rajonal.  Kishte marrë mbështetjen nga prijësi i këtij vendi, pavarësisht faktit se ai kishte tërhequr 1.4 milion “cash” në Prishtinë”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Më tej, kreu i LDK-së tha se partia e tij ndihet komforte në trajtimin e çështjes së temave të korrupsionit, pasi tha se LDK-ja s’ka asnjë bagazh për sa i përket çështjes së korrupsionit.

“Por edhe po të ketë, unë do të jem i pari që do të kërkojë përgjegjësi nga secili dhe për secilin. Por natyrisht, në qoftë se ndodh të ketë çfarëdo rasti tjetër, ju nuk do të dëgjoni nga unë si kryetar partie që të dal e të mbrojë, siç ka bërë kryetari i VV-së, të mbrojë rastet korruptive”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit