Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ku ka postuar dhe foto nga ky tubim, ndër të tjera ka shkruar se “ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov”, dhe shton se “kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt!”.

Postimi i tij:

Këtë të diel nisëm takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm – për ta thënë drejtë ndenjë e munguar në shumë vite – shtrova ftesën për 11 janar dhe tubimin e madh hapës nacional!

Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov. Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt!

Vazhdojmë sonte në takime tjera nëpër Kosovë!

Ju faleminderit për interesimin.

Ju faleminderit për pritjen.

Ju faleminderit për mbështetjen!