26.1 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha në Opinion te Blendi Fevziu se ai dhe partia e tij janë të interesuar të largojnë polarizimin që po mbretëron në Kosovë, kthimin në krahë me aleatët euroatlantikë si dhe zhvillimin e Kosovës.

“Është mision jetësor që Kosova të jetë vend anëtar i NATO-s”, tha Abdixhiku.

Ai ka folur edhe për zhvillimin ekonomik dhe për krahasimin me Kroacinë.

“Koha po ikën. Tri vite e katër vite. S’kemi kohë. Me trendin e tanishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës, shtetit tonë do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Fëmijët e mijë do të bëhen pensionistë. Nuk kemi kohë për të pritur kaq shumë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, populli i Kosovës nuk ka kohë për të duruar një zymtësi të tillë dhe në një mendje të çoroditur që na kthen kundër krejt asaj që kemi ndërtuar me sukses.

“Jam në terren çdo ditë me qytetarë të Kosovës. Po e shoh një rizgjim të djathtës patriotike që Kosovën e mban brenda një familjes së shëndoshë, brenda një rrugëtimi euroatlantik dhe brenda një republike të fortë”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit