16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Abdixhiku: Politika e Kurtit është po aq e dëmshme sa gabimet fatale të së kaluarës

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dëmet që po ia bën ai dhe qeverisja e tij Kosovës.

Në emisionin Click në RTV21, i pari i LDK-së tha dështimet e qeverisë e dëmtojnë të ardhmen e vendit.

“Politika e sotme e Albin Kurtit është po aq e dëmshme sa gabimet fatale të së kaluarës”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së ka akuzuar po ashtu kryeministrin Kurti se “vetëm për teket e tij ka destabilizuar veriun e vendit”.

“Ka trazuar veriun, si pasojë e gabimeve të Kurtit janë rrahur shumë gazetarë, janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, aleatët i kanë vendosur sanksione Kosovës dhe gjithçka përsëri do kthehet në pikën zero. Do të organizohen zgjedhjet në veri dhe në komuna do të kthehen sërish kryetarët serbë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka folur edhe për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo marrëveshje është aty ku ishte në fillim dhe se Kurti është kthyer prapa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit