Abdixhiku për takimet me Kurtin: Që nga fillimi na u bë e qartë se nuk e mbështesin Vjosën për presidente

- Advertisement -

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në takimet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që nga fillimi iu bë e qartë se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin për presidente.

Abdixhiku, i ftuar në “Debat Plus” bëri të ditur se në tri takimet që pati me Kurti iu bë e qartë se nuk kanë votë për Osmanin për çka thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk donte kompromis e as zgjidhje për çështjen e presidentit.

“Ata po i ndërrojnë deklaratat sa herë po vinë në studio kam përshtypjen sepse në këtë studio kanë thënë se s’kishim qëllim ta mbështesim Vjosa Osmanin dhe kjo është e vërteta. Ne kishim tri takime që në takimin e parë më është bërë e ditur se nuk kanë votë për Vjosën dhe më tutje sa herë kemi bërë hapa për mbështetjen e presidentes Osmani është devijuar nga kjo kërkesë dhe në ato takime kemi qenë sy më sy dhe vetëm Zotin e kemi dëshmitarë dhe nuk ka pasur mbështetje për Vjosën dhe na është bërë e qartë që nga fillimi – e vërteta nuk tjetërsohet”, u shpreh Abdixhiku.

“Besoj që po të kishte kompromisi mjet i besimit politik do të kishte pasur zgjidhje por kur dikush e dëshiron nënshtrimin dhe i do të gjitha atëherë kjo është problem dhe s’bëhet”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku, mes tjerash, u shpreh se takimet ishin qëllimmirë për të mos shkuar në zgjedhje teksa shtoi se nuk e di se si mund të bllokojë dikush me 15 deputetë dikë me 51%

Të ngjashme

Të fundit