Pas tubimit të LDK-së në hapjen e fushatës zgjedhore, Lumir Abdixhiku, u shpreh se “ishte mrekullit” dhe se që nga sonte “dalim me bindje se jemi ndryshimi”.
“Ju faleminderit! Ju faleminderit që i dhatë kaq shumë mbështetje ndryshimit tonë! Tubimi i madh i hapjes ishte madhështor, përplot energji, ishte mrekulli! Nga sonte jemi të bashkuar! Nga sonte qëndrojmë të fortë! Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë!”, tha Abdixhiku.
“9 shkurti është fati ynë. 9 shkurti është thirrja jonë! 9 shkurti është fitorja jonë!”, përfundoi ai.