Abdixhiku para seancës: Nuk marrim pjesë në këtë shou politik, Kurti do të zgjedhë presidentin karate – Osmanin do ta zgjedhë populli

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës për presidentin, deklaroi se “ LDK-ja  e konsideron që ku shou njëpartak që nuk i shërben interesave të Republikës dhe nuk marrim pjesë në një shou të tillë”.

Abdixhiku tha se nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV-ja, por shtoi se Kurti do kuorum që të zgjedhë presidentin karate.

Ai tha se LDK i ka 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së.

“Tani i kuptojmë këto përpjekje që dëshirojnë të krijojnë rast në Gjykatë Kushtetuese, konsiderojmë që është kosto shumë e madhe të luhet kaq shtrenjtë me fatin e Republikës për me dal në zgjedhje. Shteti nuk është hajgare”, tha Abdixhku para mediave, transmeton Express.

Sipas tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Ai tha pse Kurtit po i pengon Vjosa Osmano, duke u shprehur “ndoshta Kurti nuk do me zgjedhë, por ja që jam i bindur që populli i Kosovës ka me zgjedhë”.

Të ngjashme

Të fundit