Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se qysh në takimet e para me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është bërë e ditur se kërkohej një president që merret me binjakëzimin e shoqatave të zjarrfikësve, e jo që e përfaqëson vendin ndërkombëtarisht.
Abdixhiku në Rubikon ka deklaruar:
“Ka qenë shumë e rëndësishme të kuptohet se stabiliteti institucional nënkupton që mos të vihen të gjitha institucionet në kontrollë të një individi. Ka qenë e habitshme se si një qeveri me 51 për qind, të gjithë qeverinë, nuk arrin të gjejë vullnetin për kompromis minimal por ka një apetit të pashpjegueshëm për kontroll të të gjitha institucioneve. Kjo më është bërë e ditur në të gjitha takimet e para ku kërkohej një president që merrej me binjakëzimin e shoqatave te zjarrfikësve. Kemi kryetarët e komunave për atë punë, të merremi me një president që na përfaqëson ndërkombëtarisht.
Ka pasur vazhdimisht nevojë për një president të dëgjueshëm. I gjithë ai teatri dramatik i nënshkrimeve, datave, ka qenë pjesë e një skenari për të shkuar në zgjedhje, u dëshprova shume në aspektin e nivelit politik ku është Kosova”.






