Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar pamjet nga renovimi i bërë në 10 objekte shëndetësore në Prishtinë.
Me këto pamje, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja punon, ndërsa pushteti kritikon mediat, bizneset, ambasadat, gjyqtarët e mësuesit.
“Me hapësirat e reja shëndetësore të renovuara e në renovim; 10 sosh të përfunduara deri tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë”, shkruan Abdixiku në Facebook.