Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e fshatit Uçë të Istogut.
Abdixhiku ka thënë se LDK-ja po merr mbështetje kundrejt pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik.
“Sonte, në dy takime bashkëbiseduese, në fshatin Uçë e në Istog të Poshtëm, të komunës së Istogut. Rizgjimi i madh i djathtë po merr formë. Në çdo qytet e fshat, Lidhja jonë po ribëhet. Ajo sërish po merr mbështetjen e gjërë popullore si organizim nacional kundrejt pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik. Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë këtë interesim të madh. Rrugën do ta bëjmë bashkë!” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë: