-1.6 C
New York
Friday, January 10, 2025

Buy now

Abdixhiku: LDK do të merr fitore nga mërgata edhe në votim sikurse në regjistrim

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 40 mijë prej të regjistruarve nga mërgata, janë të LDK-së.

Ai ka thënë se tash është koha për fitoren e dytë.

Video:

Të dashur bashkatdhetarë,

Deri më tani, keni shënuar fitoren e parë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nga 104.924 të regjistruar nga Mërgata, plot 40.000 sosh janë mbështetës e votues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tani kam një kërkesë për ju, të bëni fitoren e dytë të LDK-së, atë që na shpien drejt fitores së madhe të 9 shkurtit të këtij viti.

Nga sot nis procesi i votimit, procesi i votimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Republikën e Kosovës dhe në këtë proces të votimit, regjistrimi juaj duhet të shndërrohet në votë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.

Jam i bindur se sikurse te rasti i regjistrimit, ashtu edhe tek votimi Lidhja Demokratike e Kosovës do të merr sërish, pas një kohe të gjatë, fitoren nga votat e Mërgatës.

Për gjatë katër viteve të fundit, kemi punuar shumë në riorganizimin tonë. Nga 4 nëndegë sa i kishim aktive, kemi bërë 80 sosh. Kemi bërë vizita të mëdha gjithandej diasporës dhe kështu kemi kthyer Lidhjen tonë të madhe në origjinë, aty ku kishte nisur gjithherë.

Ndryshimi është afër, jemi 30 ditë larg nga ky ndryshim dhe mërgata duhet të jetë pjesë thelbësore e këtij ndryshimi.

E ardhmja e Kosovës është e bukur dhe në këtë të ardhme, ju të dashur bashkatdhetarë bëhuni pjesë e ndryshimit të madh.

Ky ndryshim pret mbështetjen tuaj, Kosova llogarit në mbështetjen tuaj, unë dhe LDK-ja llogarisim në mbështetjen tuaj.

Votoni nga sot deri më datën 8 shkurt për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe numrin 124.

Ju faleminderit!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit