11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Abdixhiku: Kurti nuk u ballafaqua me Serbinë, me një cop letre tejkaloi krimet e masakrat që ndodhën në Kosovë

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës thotë se marrëveshja e miratuar nga kryeministri Kurti nuk është prezantuar në Kuvend.

Abdixhiku thotë se Kurti e mbajti të fshehtë parathënien e kësaj marrëveshjeje për tejkalimin e trashegimisë kulturoe, në vend të ballafaqimit me Serbinë.

“Marrëveshja e paprezantuar në Kuvendin e Kosovës, por e dakorduar në Bruksel u prezantua në natën e 27 shkurtit. Kjo marrëveshje kishte edhe një ankes të pa bërë publik që palët tani ja zotuar ta respektojnë sipas nenit 11. Nga ky publikim u vërtetuan të gjitha brengat tona të ngritura në këtë Kuvend, ajo nuk ishte finale, nuk përmbante njohjen reciproke”, tha Abdixhiku.

“Ajo çfarë merr vëmendje në këtë marrëveshje është parathënia e saj që ishte mbajtur fshehtë nga Kurti në raportimin e fundit në Kuvend. Arsyeja pse e mbajti fshehtë është në dy formulime skandaloze me dëme historike të Kosovës.E para ka të bëjë me tejkalimin e trashegimisë së të kaluarës, i dyti mbi çështjen e statusit.Me këto dy formulime, tejkalohet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë me dakordim të palëe, përfshirë krimet e masakrat. Në vend të ballafaqimet të Serbisë me të kaluarën, Kurti dakordohet për tejkalim të së kaluarës”, shtoi Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit