19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu: Përveçse të padijshëm, janë edhe të rrezikshëm

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Abdixhiku ka thënë se një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë.

“Nga logjika e ‘vajit në tepsi’,
Tek sulmet ndaj rendit juridik.
Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është intepretimi i Gjyaktës më të lartë në vend – cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik.
Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?

Këta kaq dinë, por megjithatë e duan diktatin më shumë. Po t’i lejonim dhe do të merrnin më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.
Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë” shkruan Abdixhiku në reagim./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit