22.7 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Abdixhiku i reagon Kurtit: Lëri fjalët, dështove në çdo gjë

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas shtatëzënë duke akuzuar kryeministrin që flet si analist e opozitar

Sipas Abixhikut do të duhej që shërbimet të ishin më të mira në spitale dhe të kishte siguri brenda spitaleve.

Postimi i plotë:

Kryeministri na flet si analist e si opozitar.
Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit.

Nëse do shërbime më të mira spitalore – dhe siguri brenda spitaleve tona – të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të tretin në më pak se dy vite qeveri.

Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty. Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme.

Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai – nga Drejtori i Policisë e poshtë.

Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim.

Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro.
Për atë punë je aty.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit