Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka pasur takime me qytetetarë, ku e përmbylli me tubimin në fshatin Smirë të Vitisë.
Abdixhiku ka thënë se edhe në këtë fshat kanë gjetur energjinë e frymën për shtytje përpara.
Ai ka thënë se ky është një momentum jetik për Republikën.
“Mbrëmjen e mbyllëm me takim të vonshëm në fshatin Smirë. Aty me Sokolin, takuam banorë të këtij fshati të Vitisë. Edhe këtu, si në çdo takim tjetër sot, gjetëm të njëjtën energji, të njëjtën frymë, të njëjtën shtytje për rrugën përpara! Ju faleminderit nga zemra, që po i jepni shpirtë lidhjes sonë të madhe në këtë momentum jetik për Republikën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.