Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së në një takim që do të mbahet nesër në orën 14:00, në selinë e partisë.
Abdixhiku iu ka dërguar deputetëve një mesazh, përmes të cilit u ka kërkuar që qëndrimet dhe diskutimet për zhvillimet aktuale t’i mbajnë brenda organeve të partisë.
“Të nderuar, Ju ftoj për takim të përbashkët, nesër, në ora 14:00, në Selinë e LDK-së. Ju lus, po ashtu, që qëndrimet dhe diskutimet t’i mbajmë brenda organeve të partisë, duke respektuar rendin dhe përgjegjësinë tonë partiake. Në këto kohë të rëndësishme për vendin, është e domosdoshme që LDK të flasë me një zë; pasi t’i ketë diskutuar çështjet, peshuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht qëndrimet e saj. Nesër takohemi, diskutojmë hapur dhe përcaktojmë së bashku rrugën përpara. Shihemi, Lumiri”, thuhet në mesazhin e Abdixhikut.
Vazhdimi i seancës konstituive është ndëprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë Albin Kurtin nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.





