Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kreut të VV-së, Albin Kurti, edhe përmes një postimi në ‘facebook’.
Abdixhiku ka thënë se ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu drejtuar meqë po komunikohet në distancë.
Kryetari i LDK-së i ka thënë Kurtit se nëse i garanton 66 votat e tij, LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente.
“I nderuar Kryeministër Kurti,
Meqë po komunikojmë në distancë,
Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.
Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.
Ju faleminderit!”, ka shkruar Abdixhiku.






