Lajme

Abdixhiku “godet” Gërvallën Horë na kanë bërë Ministria e Jashtme, bota qesh me ne

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar punën e qeverisë Kurti në diplomaci.

“Qeveria dhe sidomos Ministria e Jashtme, po na bëjnë horë në arenën ndërkombëtare”, tha Abdixhiku në emisionon Debat Plus në RTV Dukagjini.

“Ne si LDK jemi anëtare e Partive Popullore Evropiane, dhe ata na flasin për punën e dobët të diplomacisë kosovare. Po qeshin me ne. Që nga paslufta nuk kemi pasur përfaqësim kaq të dobët diplomatik”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha po ashtu se kryeministri i Kosovës krijon kriza sepse vetëm përmes krizave sipas tij, ai mund të jetë në pushtet.