8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Abdixhiku, ekzekutivit: Amnistues të Martin Berishajt, rehabilitues të Oliver Ivanoviqit – ende në pritje të veprimeve

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sërish ekzekutivin e vendit duke përmendur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, dhe ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se skandale janë afera në të cilën përflitet se është i përfshirë Berishaj, dhe deklarata  e kryeministrit Albin Kurti në përkujtim të Ivanoviqit në përvjetorin e vdekjes së tij.

“Amnistues të Martin Berishaj. Rehabilitues të Oliver Ivanoviq. Ende në pritje të veprimeve. I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë”.

“I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit