19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Abdixhiku dhe Von Cramon bashkëbisedojnë me shqiptarët profesionistë në Hamburg

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, kanë qenë mysafir folës në një organizim me shqiptarët e Hamburgut.

Bashkëbisedimi u organizua nga shoqata ’Oda e.V.’ e Hamburgut.

“Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian” shkroi Abdixihiku në Facebook.

Ai shtoi se, si LDK, këtë potencial duhet ta përfshijnë në çdo nivel politik të vendit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit