23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abbott takon Bislimin: Duhet të ketë një periudhë tranzicioni për çështjen e dinarit

- Advertisement -

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka takuar sot zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me ç’rast ka kërkuar që të ketë një periudhë tranzicioni për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Sot pasdite mbajta takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ne diskutuam ngjarjet e fundit, duke përfshirë pikëpamjen e Mbretërisë së Bashkuar se zbatimi i rregullores së re të BQK-së për operacionet me para të gatshme kërkon një periudhë tranzicioni për të mundësuar një fushatë të plotë informuese dhe për të mos lejuar asnjë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve thelbësore”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Ata gjithashtu kanë diskutuar për bashkëpunimin për forcimin e administratës tatimore dhe doganave të Kosovës, si dhe për reflektimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit