17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Abbott për sulmin në Banjskë: Autorët të sillen para drejtësisë

- Advertisement -

Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, është takuar sot me Xhelal Sveçlën, ministër i Punëve të Brendshme.

Në takimin që ishte i lamtumirës, pasi Abbott e përfundon misionin në Kosovë, u fol edhe për sulmin në Banjskë.

Sipas shkrimit të Abbottit në “X”, Mbretëria e Bashkuar e përkrah Kosovën në hetimin e saj për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Në takimin e lamtumirës me ministrin Xhelal Sveçla, diskutuam për një bashkëpunim të fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për një sërë çështjesh sigurie, si dhe ndikimin e sulmit në Banjske. Mbretëria e Bashkuar mbështet 🇽🇰 përpjekjet për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë.” – shkroi Abbott në “X”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit