18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Abbas: Izraeli po planifikon të detyrojë palestinezët të largohen nga Gaza me planin Rafah

- Advertisement -

Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas ka lëshuar një deklaratë duke i quajtur komentet e Netanyahut për një sulm të planifikuar në Rafah një “kërcënim real” dhe pjesë e një plani izraelit për të larguar me forcë palestinezët nga toka e tyre.

Deklarata shtoi se qeveritë izraelite dhe amerikane do të mbahen plotësisht përgjegjëse për pasojat e një lëvizjeje të tillë dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojë, shkruan Aljazeera.

“Tani është koha që të gjithë të marrin përgjegjësinë për t’u përballur me krijimin e një Nakba tjetër, e cila do ta shtyjë të gjithë rajonin në luftëra të pafundme”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit