16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Abazoviq: Jemi gati për zgjedhjet parlamentare në qershor

- Advertisement -

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviq thotë se partia e drejtuar prej tij, URA është e gatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor.

Abazoviq u shpreh se qeveria e tij i ka mbajtur premtimet dhe shtoi se Mali i Zi është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan Vijesti.

“Zgjedhjet me gjasë do të mbahen më 11 qershor, por kjo nuk është çështje për mua. Më e rëndësishmja është që të gjithë të demaskohen. Ne i kemi realizuar të gjitha premtimet. Mendoj se qytetarët e vlerësojnë këtë. Sa i përket listës zgjedhore, aty kanë mbetur ende disa gjëra rreth asaj që unë mbështes të ketë një bllok të madh centrist. Në zgjedhjet e mëparshme, ne ishim pjesë e listës ‘Black on White’, dhe kjo tani është një vazhdimësi e këtij koncepti qytetar”, theksoi ai.

Sipas Abazoviqit, Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e nismave rajonale, duke iu referuar edhe Ballkanit të Hapur.

“Nuk ka më monopole politike. Kur është fjala për Ballkanin e Hapur, qëndrimi im dihet – mendoj se Mali i Zi duhet të jetë pjesë e nismave rajonale”, nënvizoi kryeministri

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit