Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka parashtruar disa pyetje pas takimit të mbrëmshëm në Ohër.
Abazi ndër të tjera ka pyetur pse Rama nuk ishte në takim dhe se a do të mbahen zgjedhjet e lira dhe demokratike në komunat e veriut të Kosovës.
“A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë? Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm”, ka shkruar Abazi.
Postimi i tij i plotë:
Pyetje që silllen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës:
Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?
Pse jo Selaniku apo Vjena?
Pse nuk ishte Rama në takim?
A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?
Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?
A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?
Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?
A do të vetmenagjojnë komunat Serbe nëpërmejt strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menagjojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?
Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën ne fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën.