28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abazi pas pezullimit të tenderit për Kompleksin “Adem Jashari”: Me rrena e me sulme në facebook, nuk kryhet asnjë punë

- Advertisement -

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguarpas pezullimit të tenderit për zhvillimin e master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ka thënë se për një projekt kaq të rëndësishëm merret Zëvendës Drejtori i Prokurimit në Ministrinë e Kulturës.

Më tej, Abazi ka shkruar se asnjë projekt nuk është kryer as gati pas 4 viteve dhe se pezullimi është “banal”.

Zëvendës Drejtori i Prokurimit në Ministri merret me projektin më të rëndësishëm në Kosovë- Kullat e Jasharëve! Pas gati katër vite as edhe projekti parë nuk është kryer tani edhe kjo fazë qenka pezulluar me një arsyetim krejt banal.”

Cila punë madhore është kryer, me llafe dhe rrena e me sulme në facebook, nuk kryhet asnjë punë!” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit