28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abazi: Kurti narcist, mashtrues e komunist, dëshiron ta bëjë shkrumb Osmanin dhe PDK-në

- Advertisement -

Ish-deputeti i LVV-së Haki Abazi, ka “shpërthyer” ndaj Kurtit pas përplasjes së Osmanit me Qeverinë, e që doli në pah nga deklaratat e kësaj të mërkure nga vetë Presidentja.

Abazi ka thënë se “tani pas të gjithve i ka ardhur koha për linçim edhe Vjosa Osmanit nga propaganda fashiste e LVV në mediat sociale. Kurti u mundua ta fuste në luftë me prokurorinë dhe gjyqësinë, sepse kështu e e fut në qarkun antikushtetues, tani priteni sulmin duke e tentuar për ta futur në lojë Memlin dhe PDK për ta bërë shkrum edhe Vjosën dhe PDK!”.

Duke shtuar se Kurti për ideologji “Kurti vret e shkel mbi gjakun e shqiptarëve për ideologjinë e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia.”.

E plotë:

Aida kishte të drejtë…

Kur unë kisha probleme me Kurtin dhe Konjufcën, kur ata të dy bashkë me Gërvallën shkelnin procedura e merrnin vendime jo ligjore dhe joracionale, Presidentja thoshte se nuk beson që e bëjnë me qëllim. Tani është bindur besoj!

Si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme përveç arritjeve dhe sukseseve për të hapur dyer të institucioneve dërkombëtare dhe shteve mosnjohëse, problemin kryesor e kisha që Kurti bashkë me Konjufcën dhe Kusarin nuk aprovonin as edhe udhëtimet për takime zyrtare nga frika prej suksesit dhe arritjeve! Çmenduri totale!

Tani pas të gjithve i ka ardhur koha për linçim edhe Vjosa Osmanit nga propaganda fashiste e LVV në mediat sociale. Kurti u mundua ta fuste në luftë me prokurorinë dhe gjyqësinë, sepse kështu e e fut në qarkun antikushtetues, tani priteni sulmin duke e tentuar për ta futur në lojë Memlin dhe PDK për ta bërë shkrum edhe Vjosën dhe PDK!

Unë nuk dua të “ngrohem” në zjarrin e djegjes së Presidentës as të PDK sepse është koha me kuptu që kemi të bëjmë me një narcisist, mashtrues dështak dhe një komunist të brymosur me vlerat e Fadil Hoxhës dhe vllëzërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët. Kurti vret e shkel mbi gjakun e shqiptarëve për ideologjinë e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia. Ai ti falë të gjitha, edhe Kusarin ta bën yll por suksesin e nuk ta falë kurrë!

Demokracia dhe funksionimi demokratik është në rrezik nga diktatura elektronike e Kurtit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit