5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Abazi: Kurti ka thënë se do ta zbatojë Asociacionin, por jo para zgjedhjeve sepse nuk më voton askush

- Advertisement -

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në emisionin DPT te Fidani, ka komentuar çështjen e Asociacionit, si kërkesë shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky kryeministër ka ardhur me kauzën kundër Asociacionit, kundër faljes së Manastirit.. gjëja e mençur do të ishte të ulej në tavolinë me Macronin dhe Scholzin e të fliste për Këshill të Evropës, por e bëri heroinë Dora Bakoyannis dhe tash del thotë jo nuk e pranoj shkëmbimin e Asociacionit me çështjen e anëtarësimit në KiE, kjo është e pavërtetë, e pasinqertë”, tha Abazi.

Abazi ka kritikuar kryeministrin Kurti se tashmë e ka pranuar Asociacionin.

“Kurti ka thënë do ta zbatojë Asociacionin, por nuk do ta bëjë para zgjedhjeve sepse nuk do të votojë askush për mua. Kjo është vetëvrasje politike”, u shpreh ai.

Abazi, tha se “është dhënë garancioni për Asociacionin dhe Manastirin”.

“Tash ka dhënë sinjale se mund të bëjë kompromise të mëdha”, u shpreh Abazi për Kurtin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit