9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Abazi: Aktivistët më të devotshëm kanë mbetur jashtë VV-së

- Advertisement -

Deputeti Haki Abazi foli për “aktivistët e devotshëm të Vetëvendosjes” që sipas tij “kanë nejtë në borë e shi sepse kanë besu në transformim të nivelit demokratik”, por që “sot janë jashtë VV-së”.

Abazi tha se në VV janë “përfshi njerëzit që kanë përdorë bërryla e kanë marrë pozita të fuqishme brenda partisë”.

“Mashtrimi ndaj aktivistit të VV-së, atij dhe asaj që për një kohë të gjatë ka nejt në rrugë, ka besu në kauzat e ndërtuara dhe në fund ka ndodhur transformimi total i vazhdimësisë dhe problemeve të keqqeverisjes që është kritiku nga LVV-ja…Aktivisti dhe aktivistja e vërtetë që ka besu në sinqeritetin e Demarkacionit, e privatizimit të keq që i ka ndodh Kosovës, në krimin dhe korrupsionin politik, qajo ka me bo ndryshimin shumë të madh sepse është hidhëru dhe dëshpëru në palcë sinqeriteti i aktivistit”, tha Abazi.

“Aktivistët më të devotshëm në komunat e Kosovës që kanë nejtë në shi dhe borë dhe kanë besu fuqishëm që transformimi do të vije në nivel demokratik, ata janë njerëz që janë jashtë VV-së sot, dhe janë përfshi njerëzit që kanë përdorë brryla prej partive tjera, janë përbiru prap e kanë marrë pozita e fuqi politike brenda VV-së…”, tha Abazi në Pressing

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit