8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

AAK-ja me kërkesë për Qeverinë që të rritet buxheti për bujqësinë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se investimi në bujqësi do ishte i qëlluar pasi konsiderohet si ndër punëdhënësit më të mëdhenj, raporton Ekonomia Online.

Në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i kësaj partie me temë zhvillimin ekonomik përmes bujqësisë, Haradinaj ka kërkuar që prioritet i ekzekutivit të bëjë pjesë zgjerimi i rrjetit të ujitjes.

“Dihet që bujqësia është burim themelor i ushqimit dhe dihet se sa e rëndësishme është ushqimi për çdo vend, po ashtu i rëndësishëm i punësimit, angazhon shumë njerëz dhe përmes bujqësisë sigurohet lënda e parë dhe ajo që është shumë me rëndësi i ulë pakënaqësitë te shtresat e ulëta. Për këtë arsye diskutimi i sotëm ka rëndësi dhe ne duhet të fokusohemi edhe te veprimet që do ta përmirësonin dhe do ta zhvillonin bujqësinë”, u shpreh Haradinaj.

“Rritja e buxhetit për bujqësinë deri në dyfishim dhe nuk do të ishte investim i gabuar dhe vetvetiu për të gjitha kategoritë dhe një veprim tjetër i rëndësishëm do të ishte zgjerimi i rrjetit të ujitjes”, u shpreh Haradinaj.

E kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, e konsideron si të vogël buxhetin e vitit 2024 për bujqësinë. Tha se është dëshmuar se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet bujqësinë, raporton EO.

“Buxheti për vitin e ardhshëm për bujqësi është 89 milionë euro, duke përfshirë paga dhe mëditje, grante dhe subvencione dhe kjo dëshmon se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet bujqësinë. 74 milionë euro për grante dhe subvebcione dhe këto mund të rriten dhe duhet të rriten”, u shpreh Latifi.

Profesori universitar, Imer Rusinovci, tha se është e papranueshme “që bujku blen naftë në Kosovë sikurse një që vozit vetura”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit